Kamza u rikthye në Superligë pas 5 vitesh përpjekje për t’u ngjitur. Barazimi 1 – 1 me Besëlidhjen kaloi ekipin e Ramadan Ndreut. Kamza e mbështetur nga shumë tifozë shënoi e para me Mehmetajn, por Besëlidhja barazoi pak para pushimit mes dy pjesëve.

Përpjekjet e të dy ekipeve e gjatë pjesës së dytë nuk ndryshuan asgjë. Për trajnerin Ramadan Ndreu Kamza do edhe disa lojtarë për të përballuar nivelin e Superligës.

“Superliga është e fortë. Do të nevojiteshin 2 ose 3 lojtarë të tjerë dhe besoj se dotë ishte një ekip i mirë”.

Alban Bruka i Besëlidhjes pa që në 90 minuta t’i shkonte dëm një sezon i tërë.

“Unë i falenderoj lojtarët për atë që dhanë”.

Sëbashku me Kamzën në Superligë do të ngjitet edhe Lushnja, por më parë duhet të zhvillojnë edhe sfidën që vendos ekipin kampion të kategorisë së parë.

Tv Klan