Plani i hartuar prej tre muajsh nga qeveria dhe partnerët ndërkombëtarë për goditjen e organizatave kriminale dhe lidhjeve të tyre me politikën do të konkretizohet në mbledhjen e së hënës ku qeveria do të miratojë ngritjen e një Task Force Speciale. Ajo do të udhëheqë  një operacion që do të bashkërendohet me agjencitë partnere, të cilin Edi Rama e konsideroi vendimtar për të zbuluar se kush në të vërtet e lufton krimin dhe kush e mbron atë.

Një pjesë e kësaj strukture “Forca e Ligjit” do të jetë sekret dhe nuk do të ndahet me askënd, vetëm me agjencitë kombëtare dhe ndërkombëtare. Baza do të jetë me burime njerëzore vendasve dhe të huaja dhe aty do të jemi për të parë se kush e lufton dhe kush e mbron krimin”.

Kreu i qeverisë tha se kjo është faza e dytë të luftës kundër krimit të organizuar dhe që bashkë me nisjen e Vettingut do të çojë përpara drejtësisë jo vetëm elementët kriminalë, por edhe mbështetësit e tyre në politikë.

“Nisja e Vettingut më mbush me shpresë. Djathtas apo majtas kudo qofshin para drejtësisë”.

Në fokus sipas kryeministrit do të jetë edhe goditja e krimit ekonomik, ku pritet të japin ndihmën e tyre agjentë të FBI-së dhe policisë gjermane.

“Më mbush me optimizëm edhe përfshirja e agjentëve të FBI…”.

Kreu i qeverisë akuzoi ashpër opozitën se ka bërë politikë me krimin dhe se pëmres baltosjes së qeverisë ka penguar rrugën europiane të vendit.

Tv Klan