Neymar, Paulo Dybala apo Phelipe Coutinho janë disa nga kandidatët e nominuar për Topin e Artë 2017, trofeu më prestigjioz idividual i futbollistëve që akordohet nga revista franceze “Francë Football”.

Përgjatë ditës së sotme revista franceze do të publikojë të gjithë emrat e kandidatëve ku bëjnë pjesë edhe personazhet të njohur si Sergio Ramos e Luis Suarez, Robert Levandowski, Marcelo apo Edin Dzeko.

Nuk mund të mungojnë as emrat e futbollistëve të rinj që po konfirmohen këtë sezon si Herry Kane, Kevin De Brynne dhe N’golo Kante.

Lista me 30 të nominuarit do të jetë e plotë rreth orës 19.30 të mbrëmjes.

Pritet që në listë të jenë edhe Messi dhe Ronaldo. Portugezi është favoriti për këtë vit, pasi e mori atë në 2016.

“France Football” akordon këtë vlerësim për futbollistët që prej vitit 1956./Tv Klan