Një sasi prej 37 kilogramë marijuanë është sekuestruar në kufirin greko-shqiptar. Sipas mediave greke, droga është kapur në kryqëzimin e Pargës nga policia e Igumenicës.

Drejtuesi i mjetit ka përfituar dhe është larguar për në pyll duke lënë automjetin. Policia ka sekuestruar drogën dhe është në ndjeke të autorit. Ky nuk është rasti i parë ku autorët pasi pikasin policinë largohen nga mjeti./tvklan.al