Autoritetet italiane kanë sekuestruar plot 25 kilogramë drogë, ndërsa në pranga ka përfunduar një shqiptar.

Bëhet fjalë për 20 kilogramë marijuanë, 2 kilogramë heroinë dhe 3 kokainë, këto të fundit të cilësisë së lartë. Droga kishte si destinacion rrugët e San Salvario, të Torinos. Sipas mediave italiane, ajo u gjet e fshehur në një makinë në lagjen Santa Rita.

Nën akuzën e trafikut të drogës, në pranga përfundoi koka e një rrjeti shpërndarësish. Ai është 36 – vjeçari Orges Grembi dhe u ndalua teksa po hipte në automjetin Alfa 147.

E përditshmja “La Stampa” shkruan se vlera e drogës në bllok shkonte në rreth 300 mijë euro, por nëse pritej dhe ndahej në doza, vlera e saj do të arrinte deri në 1 milionë euro./tvklan.al