Një 27 – vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Shkodrës, pasi u kap me 10 kilogramë kanabis. Ai është Arel Bitri, banues në Paskuqan të Tiranë.

Bitri u ndalua në pikën kufitare të Muriqanit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e tij “Volkswagen” me targë AA108PF në dy anësoret poshtë dyerve iu gjetën 12 pako me drogë.

Sipas policisë, rezulton se 27 – vjeçari kishte si qëllim që ta trafikonte drogën drejt vendeve të Bashkimit Europian./tvklan.al