Dy shqiptarë ranë në prangat e policisë italiane mbrëmjen e së premtes, pasi u kapën në flagrancë teksa shkëmbenin më shumë se gjysmë kilogramë kokainë. 

Agjentët e Guardia di Finanzas pikasën në rrethinat e Venecias një automjet të dyshimtë që drejtohej nga 27 – vjeçari shqiptar me iniciale T.A. Policia u vu në ndjekje të tij dhe pasi shqiptari u takua dhe shkëmbeu drogën me bashkombasin e tij, 39 – vjeçarin P.K, agjentët ndërhynë duke i arrestuar të dy.

Siç shkruajnë mediat italiane, shqiptari që dorëzoi drogën është një korrier, me gjasë i një rrjeti shqiptar droge në rajon, ndërsa personi që mori sasinë e kokainës mësohet së është një shpërndarës.

Nëse do të përziehej, kokaina e sekuestruar mësohet se do t’u sillte mbi 150 mijë euro përfitimet trafikantëve.

Tv Klan