Një sasi e madhe droge u kap në doganën e Kapshtices. 500 kilogram kanabis sativa u gjetën në këtë kamion me targa AA 312 MY, të drejtuar Eldi Zahiri, 38 vjeç nga Durrësi.
Lënda narkotike u zbulua gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia Kufitare e Kapshtices, në vijën e dytë, në dalje të territorit shqiptar dhe pas kontrollit në skanerin “S2 Globale”.
https://www.youtube.com//embed/bRKvtc3-68M
Ajo ishte e ndare në 474 pako të mbështjella me natriban. Droga ishte fshehur në pjesën e tavanit të mjetit dhe rimorkios së kamionit. Policia tha se destinacioni i saj ishte Turqia.
Drejtuesi i mjetit, i arrestuar në flagrancë, po u nënshtrohet procedurave hetimore, në perpjekje për të zbuluar se ku është furnizuar me lëndën narkotike dhe kush janë personat e tjerë të përfshirë në trafik.
Burime të policisë flasin për një linjë të re të trafikut të kanabisit nga Shqipëria në Turqi, përmes Greqisë.
TV Klan