Pas 12 vitesh në arrati është arrestuar një 37-vjeçar shqiptar i cili u arratis nga burgu i Malandrinos në Greqi.

Shqiptari u kap në Kefalonia pas informacioneve që kishte marrë policia se ai fshihej në atë zonë.

37-vjeçari u arratis në vitin 2005 nga burgu i Malandrinos, kur kërkoi leje për të dalë dhe më pas nuk u kthye më. Për 12 vite me radhë, ai ka qenë në kërkim nga autoritetet greke, deri mbrëmjen e së hënës kur u identifikua dhe u arrestua.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është dënuar për grabitje dhe armëmbajtje pa leje.

/tvklan.al