Një shqiptar është arrestuar në Itali pasi kërkohej që prej vitit 2013 nga Argjentina për trafik kokaine. Mediat shkruajnë se bëhet fjalë për një 37-vjeçar me iniciale L.A. Ai u kap në aeroportin e Bologna-s, ndërkohë që ishte nisur nga Tirana.

Sipas asaj që mësohet, shqiptari donte të shkonte në Itali për turizëm. Mirëpo pas një kontrolli u zbulua se ai ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli me qëllim ekstradimin drejt Argjentinës.

I riu akuzohet se ka marrë pjesë në trafikimin e 22 kilogramëve kokainë drejt Europës. Për shkak të kësaj ngjarjeje, 37-vjeçari kishte ndryshuar edhe mbiemrin./tvklan.al