Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Dy ditë pas shkëmbimit të zjarrit tek rruga e Durrësit ku vdiq një nga të plagosur ndërkohë që policia arreston vrasësin dhe një bashkëpuntorë të tij. Ka marrë përmasa tragjike dueli me pistoleta mes dy grupeve ndodhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa”. Një nga të plagosurit e atentatit Lek Luzha ka vdekur, i plagosuri tjetër polici Sokol Zefi vazhdon të jetë në gjendje të rëndë në spitalin Ushtarak, por dhe policia nuk ka qëndruar në vend.

Pas punës hetimore të komisariatit nr.3 të Tiranës, drejtuar nga shefi Vat Nikaj është arrestuar autori i krimit. Vetëm dy orë pas prangosjes së tij policët e komisariatit 3 kanë arrestuar dhe një koleg të tyre. Ky i fundit i kishte dhënë pistoletën e tij vrasësit, i cili e shkreu ndaj Lekës tashmë i vdekur dhe ish-policit Zefi. Pas një grindje banale në Tiranë shtohet një tjetër i vrarë më armë zjarri./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj