Rita Ora ka njoftuar se ka nënshkruar një marrëveshje të re me agjencinë diskografike “BMG”. Lajmin e bukur e dha vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në Instagram duke treguar se shënoi një ‘kapitull të ri’ pasi siguroi një kontratë me këtë agjenci prestigjioze, klientët e së cilës përfshijnë Kylie Minogue, 5SOS , KSI dhe Run The Jewels.

“Jam e emocionuar të njoftoj se jam partnere me BMG!!! Ndihem shumë e motivuar që do të punoj me një kompani globale kaq dinamike, kreative dhe që mendon vetëm përpara. Dua të them një FALEMINDERIT të madhe për ekipin e mrekullueshëm të Atlantic Records, pasi jam shumë krenare për udhëtimin tonë të jashtëzakonshëm së bashku dhe nuk do ta harroj kurrë ditën kur vendosëm rekordin e listës në Mbretërinë e Bashkuar për më shumë këngë në Top 10. Jam jashtëzakonisht mirënjohëse që arrita të bëj atë që dua, për të gjithë njerëzit e veçantë me të cilët kam pasur fatin të punoj dhe për fansat e mi që janë GJITHÇKA për mua – e bëj të gjithë këtë për ju!  Jam shumë e emocionuar për muzikën e re për të cilën kam punuar dhe mezi pres ta ndaj me të gjithë ju. Ky është një kapitull i ri! Shihemi të gjithë së shpejti!”, ka shkruar artistja./tvklan.al