Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Kapshticë, në vijim të punës së tyre për evidentimin dhe goditjen e rasteve të prodhimit, shitjes e trafikimit të lëndëve narkotike, gjatë ditës së diel në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të Klajdi Beqir, 29 vjeç,  banues në Korçë.

Më datë 22.10.2017, ky shtetas u paraqit në dalje të Republikës së Shqipërisë, me automjetin tip “Opel Zafira” me targa AA304PT. 

Nisur nga dyshimet e shfaqura se në këtë mjet mund të ishte fshehur lëndë narkotike shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Doganës  bënë përzgjedhjen e tij për verifikim në vijën e dytë.

Gjatë kontrollit të detajuar përfshi edhe procesin e skanimit të kryer janë konstatuar  në brendësi të dyshemesë dhe në fenerët e pasëm të mjetit pako të dyshuara me lëndë narkotike.

Grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale gjithësej ,34 pako me peshë 61 kg e 400 gr, lëndë e dyshuar si narkotike kanabis.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.

/tvklan.al