Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im
uefa euro 2024
0
ditë
0
orë
0
min
0
sek

Euro 2016

Antoine Griezmanni Francës u shpall lojtari më i mirë i Euro 2016-ës

Antoine Griezmanni Francës u shpall lojtari më i mirë i Euro 2016-ës

Edhe pse nuk doli dot kampion, Antoine Griezmann u shpall lojtari më i mirë i turneut. Me 6 gola dhe dy asist, sulmuesi i Francës la pas gjithë të tjerët, në vlerësimet e bëra nga komisioni teknik i krijuar nga UEFA. Francezi fitoi edhe Këpucën e Artë si shënuesi më i mirë. Komisioni i vëzhguesve,...

Korrik 12, 2016
Formacioni i Europianit, mbizotërojnë portugezët e gjermanët

Formacioni i Europianit, mbizotërojnë portugezët e gjermanët

UEFA publikoi 11-shin ideal të Europianit, që reshtohet 4-2-3-1. Në formacionin ideal më të shumtë janë kampionët e sapo shpallur portugezët, të cilët janë katër. Portieri Rui Patricio, mbrojtësit Pepe e Raphael Guerreiro dhe natyrisht kapiteni Cristiano Ronaldo. Finalistja tjetër, Franca, ka dy lojtarë, Griezmann dhe Payet. Supriza e këndshme, Uellsi, ka dy lojtarë, Allen...

Korrik 11, 2016
Foto/Kampionët kthehen në shtëpi

Foto/Kampionët kthehen në shtëpi

Me mijëra portugezë pritën të hënën përfaqësuesen, që u shpall kampione e Europës në finalen me Francën, e zhvilluar në Paris. Avioni zbriti në Aeroportin e Lisbonës mes duatrokitjeve dhe më pas futbollistët parakaluan me një autobus të hapur, duke shfaqur trofeun kontinental, i pari për këtë përfaqësuese. Portugezët kishin mbushur rrugët e Lisbonës për...

Korrik 11, 2016
Gazetat portugeze në delir

Gazetat portugeze në delir

“Epike”, “Është e jona!”, “Mbretërit e Europës”, apo thjeshtë “Kampionë”, këto janë titujt në faqet e para të gazetave portugeze, që e ngrejnë në qiell skuadrën e tyre. Suksesi më i madh i futbollit luzitan është kthyer në një motiv krenarie. Sportivja “O Jogo” lajmëron se lojtarët dhe stafi teknik do të nderohen me Urdhërin...

Korrik 11, 2016
Ëndrra e realizuar e portugezëve

Ëndrra e realizuar e portugezëve

Një ëndërr e realizuar është triumfi në Europian për Portugalinë dhe në veçanti për Cristiano Ronaldo. Sulmuesi arriti të festonte pas zhgënjimit në vitin 2004. Cristiano Ronaldo, kapiten i Portugalisë: “ Është një nga momentet më të lumtura të karrierës time. Gjithmonë e kam thënë se doja një trofe me përfaqësuesen, të hyja në histori....

Korrik 11, 2016
Video/Tifozi francez ngushëllohet nga vogëlushi portugez

Video/Tifozi francez ngushëllohet nga vogëlushi portugez

Pas humbjes së Francës në finalen e “Euro 2016”, të shumtë kanë qenë tifozët francezë, që nuk i kanë mbajtur dot lotët. Një video më shumë nga të gjitha të realizuar ditën e djeshme, ka bërë xhiron e botës.   Ajo tregon një tifoz francez në lot, që ngushëllohet nga një djalosh, që mesa duket...

Korrik 11, 2016
Foto/Finalja e “Euro 2016”, dhunë nga tifozët në Paris

Foto/Finalja e “Euro 2016”, dhunë nga tifozët në Paris

Protesta të dhunshme shpërthyen nën hijen e Kullës Eifel natën e kaluar, pasi Franca humbi me Portugalinë në finalen e Euro 2016. Sipas policisë franceze, rreth 40 persona janë arresuar, ndërsa kjo e fundit ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion kundër tifozëve, që kanë hedhur shishe qelqi. Turmat e tifozëve me flamuj francezë...

Korrik 11, 2016
Foto/ Çfarë nuk u pa në televizor, insektet pushtuan stadiumin e finales

Foto/ Çfarë nuk u pa në televizor, insektet pushtuan stadiumin e finales

Finalja e Euro 2016, mes Portugalisë dhe Francës pati një kthesë të papritur të dielën në mbrëmje, pas një mori insekte pushtuan fushën në “Stade de France” në Paris. Lojtarët dhe tifozët kaluan momente jo fort të këndshme. Fillimisht një flutur u pa në fytyrën e Cristiano Ronaldo, në momentin që u dëmtua dhe po...

Korrik 11, 2016
Video/Mijëra tifozë portugezë festojnë në Lisbonë

Video/Mijëra tifozë portugezë festojnë në Lisbonë

Tashmë ajo është kampionia e re e Europës. Portugalia arriti që të në përballje në finale me Francën, t’i rrëmbejë vendasve trofeun në shtëpi. Me mijëra tifozë kanë mbushur  mbushur sheshet e Lisbonës, por dhe të gjithë vendit. Ata kanë festuar me entuziazëm të zjarrtë, duke ngritur flamuj të skuadrës së tyre përfaqësuese dhe duke...

Korrik 11, 2016
Portugalia, kampione e Europës!

Portugalia, kampione e Europës!

Portugalia u shpall kampione e Europës, duke kaluar çdo parashikim të mundshëm. Një arritje e madhe në fushën e Francës organizatore, që e mundi me rezultatin 1 – 0, me një gol në pjesën e dytë shtesë. Suksesi i portugezëve u arrit me një lojë të kujdesshme në mbrojtje dhe me përpjekje të pakëta në...

Korrik 10, 2016