KE: Kriza politike frenoi rritjen ekonomike



Rritja ekonomike pritet të rezultojë e ngadalësuar gjatë tremujorit të dytë të këtij viti. Të dhënat janë publikuar nga Komisioni Europian, i cili ka bërë publike parashikimet për të gjitha vendet kandidate për në Bashkimin Europian.

Për këtë KE fajëson situatën politike, pasiguritë e të cilës u reflektuan edhe në sektorin privat.

“Të dhënat që disponojmë sugjerojnë për një ngadalësim të rritjes ekonomike gjatë tremujorit të dytë, me shumë mundësi për shkak të reflektimit të situatës politike përpara zgjedhjeve parlamentare e kombinuar me motin e keq”, thuhet në raport.

 Për institucionet europiane, sërish në Shqipëri sfida mbetet në stabilizimin e sektorit financiar dhe adresimin e kredive të këqija, edhe pse përqindja e tyre ka shënuar ulje nga 21.4% që ishte një vit më parë në 16%.

KE shprehet e shqetësuar për papunësinë te të rinjtë ndërsa ka konstatuar që konsumi për familjet shqiptare ka rënë gjatë kësaj periudhe. Komisioni i rekomandon mazhorancës së re që të vazhdojë punën për vendosjen e rregullit fiskal në mbledhjen e të ardhurave në buxhet, të përmbushë planin kombëtar për uljen e kredive me probleme dhe të stimulojë përdorimin e monedhës vendase Lek.

TV KLAN

Kategori
EkonomiLajmet KryesoreTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*







Emisione