Deputeti i PD: Drejtuesit e shkollës marrin fondet, zyrtaret e bashkisë së Vaut të Dejës të përfshire në korrupsion

Deputeti i PD, Belind Këlliçi deklaron nga Shkodra se drejtuesit e Shkollës së Mesme Profesionale “Ndre Mjeda” në Bushat janë përfshirë në afera korruptive. Sipas deputetit demokrat, në korrupsion janë përfshirë dhe zyrtarët e bashkisë së Vaut të Dejës.

 “Numri i nxënëseve që e ndjekin ka rënë me rreth 80%  nga viti 2012, ndërkohë numri i punonjësve, i atyre që punojnë dhe që nuk janë këtu zyrtarisht dhe fizikisht është rritur me 50%. Ato pak lekë, ato pak para që shkojnë për bursat e nxënësve për trajtimin e tyre ushqimor vidhen. Nxënës të cilët nuk ndodhen fare fizikisht në këtë institucion që nuk e ndjekin shkollën këtu, ata sot nuk e marrin dot bursën dhe bursa e tyre shkon në xhepat e zyrtarëve të bashkisë së Vaut të Dejës. Kjo është një skemë në fakt  kriminale e kryetari të bashkisë së Vaut të Dejës dhe nënkryetarit të bashkisë”, ka thënë Këlliçi.

Duke i bërë thirrje të  hetojë rastin, deputeti tha se keqmenaxhimi i fondeve publike ndodh edhe për shkak të ndarjes territoriale.

“Ky është një fenomen që nuk ndodh vetëm në këtë zonë, keqmenaxhimi i fondeve publike ndodh kudo dhe kjo është produkt i një reforme tërësisht të dështuar territoriale dhe i atyre bashkive të 2019 me 6%”, është shprehur Këlliçi.

Këlliçi tha se PD do të vijojë të depozitojë rastin në organet e drejtësisë dhe më pas duhet Prokuroria duhet të zbardh skemën si dhe të vejë para përgjegjësisë personat e përfshirë.

Klan News