E ftuar në rubrikën “Tani mund të këndosh” ka qenë këngëtarja e njohur nga Maqedonia Kaliopi.

Ajo është një artiste mjaft e talentuar dhe me një zë brilant. Gjatë intervistës me Arditin, Kaliopi ka treguar se çfarë mendon për Shqipërina, kur ka ardhur për herë të parë dhe miqtë që ka bërë në Shqipëri.

“Ajo që dija fillimisht për Shqipërinë në kohën e Enver Hoxhës, është fakti se e izoloi Shqipërinë në një kornizë që ne nuk mund të shkelnim deri tek zemra e Shqipërisë. Ajo që mësova është se në Shqipëri ka një botë të lartë intelektuale. Një botë që i jeton në mënyrë të thellë dhe domëthënëse ngjarjet e saj, një botë me histori, me dashuri dhe më kryesorja një botë me talente jashtëzakonisht të mëdha. Ajo që mësova nga Shqipëria ishe ti i dashur Ardit. (qesh)

Në vitin 1996 në një festival në Maqedoni vura re një vajzë me temperament të gjallë, mjaft e talentuar si një bombë energjike Aurela Gaçen. Ky është kontakti im i parë me një personalitet nga bota ime që vinte nga Shqipëria.

Kur hyra në Shqipëri pashë një vend të mrekullueshëm me natyrë të përsosur, qytete të bukura, Tirana më entuziazmoi dhe falë teje Ardit sepse ti ishe i pari që më ftove të marr pjesë edhe si autore edhe si kompozitore dhe të njoh artistë të tjerë si Jonida Maliqi, Tunën e njihja më parë sepse ka qenë në Maqedoni, normalisht jetonim bashkë, Ledina Çelon. Në Prishtinë kam dy miq shumë të mirë Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi janë dy persona të mrekullueshëm artistikë dhe unë i dua shumë”, është shprehur Kaliopi. /tvklan.al