tahiri_2

Nga një kërcënim serioz, përfundoi në një shaka. E –maili kërcënues i mbërritur në adresën e Ministrit të Brendshem, Saimir Tahiri, një ditë pas atentateve terroriste në Paris, ka qenë një lojë e dy të rinjve.

Antiterrori nisi gjurmimin e adresës së e –mailit dhe zbuloi se ajo u përkiste dy të rinjve nga Kashari. Të rinjtë Klodian Mahmutaj dhe Valter Meshi u shoqëruan në polici të hënën dhe e pranuan se e kishin nisur atë kërcënimin në adresë të Ministrit, por thanë se bëhej fjalë për një lojë.

E – mailin e kishte hapur nën emrin “Brigadat e Kuqe” Klodian Mahmutaj, ndërsa teksti kërcënues për Shqipërinë që ishte radhitur përkrah aleatëve në luftën kundër ISIS, e kishte dërguar Valter Meshi.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se asnjëri prej tyre nuk ishte pjesë e ndonjë celule ekstremiste apo grupi të rrezikshëm. Për këtë arsye ata u lanë të lirë. Antiterrori po heton ndërkohë për disa mesazhe të tjera kërcënuese, që kanë mbërritur në redaksitë e lajmeve të disa mediave.

Tv Klan