Kërkoi favore seksuale, dënohet ish-gjyqtari

Shyqyri Çobo ish-gjyqtari i Beratit i akuzuar nga prokuroria për korrupsion, në formën e favoreve seksuale është dënuar më dy vite burg nga Gjykata për Krimet e Rënda.

Por togat e zeza ia kanë konvertuar dënimin me 20 muaj shërbim prove. Gjithashtu Çobos iu hoq e drejta për ushtruar funksione publike për 5 vite.

Në seancën e fundit ka qenë i pranishëm edhe ish-gjyqtari. Ai nuk ka pranuar akuzën e ngritur duke sqaruar se kallëzuesen nuk e ka takuar asnjëherë jashtë gjykatës së Beratit dhe asnjëherë nuk ka tentuar që të këtë një lidhje intime me të.

Sipas prokurorisë Çobo për një periudhë tre mujore  e ka telefonuar gruan 300 here dhe i ka dërguar mbi 170 mesazhe. Ish-gjyqtari kishte në shqyrtimin kërkesën e kallëzueses për ndarjen nga bashkëshorti.

Nga frika se ai do të ndikohej ne vendim ajo vendosi ta denoncojë fillimisht në polici dhe më pas prokuroria e dërgoi në gjyq 65-vjecarin./ TV KLAN

Kategori
KronikeLajmet KryesoreTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione