Këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë, Kellyane Conway ka pranuar se nuk ka prova për sugjerimin e saj në një intervistë se administrata Obama mund të ketë përgjuar Kullën Trump përmes mikrovalës, kur foli për “Bergen Records”.

“Sigurisht që nuk kam prova për ato hamendësime dhe ajo përgjigje nuk kishte të bënte aspak me atë që tha presidenti javën e kaluar. Ajo që doja të thoja ishte se njerëzit mund të përgjohen nga një sërë pajisesh shtëpiake ku unë përmenda disa”, tha Conway për ABC.

Në një tjetër intervistë për “CNN” ajo tha se nuk ishte inspektori Gadget dhe nuk besonte se njerëzit përdornin mikrovalat e tyre për të përgjuat fushatën e Trump. Këtë gjë e kishte lënë në dorë të hetimeve./tvklan.al