Pirja e duhanit ka qenë shkaku kryesor i kancerit në 27 vitet e fundit edhe pse renditja e faktorëve të rrezikut të kancerit ka ndryshuar në 2 dekadat e fundit. Nëse nuk mund të ndryshojmë sjelljen tonë të rrezikshme, të paktën mund të përpiqemi të zvogëlojmë rrezikun që lidhet me të. Hapat e parë janë heqja dorë nga pirja e duhanit dhe fillimi i një diete të shëndetshme, vuri në dukje onkologu me famë ndërkombëtare Prof. David Khayat.

Prof. Khayat, anëtar i Shoqatës Amerikane të Onkologjisë Klinike deklaroi se “Risitë si produktet e duhanit me ngrohje dhe cigaret elektronike mund të jenë një alternativë më pak e dëmshme. Kjo nuk do të eliminojë përdorimin e duhanit por do të ndihmojë në uljen e numrit të vdekjeve të lidhura me pirjen e duhanit. Në fund të ditës, për mua si onkolog, kjo është e rëndësishme”.

Ai shpjegoi se “Nëse duam të parandalojmë zhvillimin e kancerit të shkaktuar nga duhani, duhet të kuptojmë se si tymi i cigares shkakton kancer. Arsyeja për prodhimin e kancerogjenëve në tym është temperatura në të cilën digjen gjethet e duhanit. Kur temperatura tejkalon 350 ° C digjet duhani. Kështu, formohen kancerogjenë të ndryshëm si Benzo [a] pirene dhe Benzo [a] antraceni, të cilat janë dy nga kancerogjenët më të rrezikshëm për njerëzit. Është provuar përtej çdo dyshimi se zhvillimi i kancerit është gjithmonë çështje e përgjigjes së dozës. Ndaj sa më shumë kancerogjenëve të ekspozoheni, aq më i lartë është rreziku i kancerit. Dhe kjo është e zbatueshme për të gjithë faktorët e rrezikut të kancerit. Pavarësisht nëse pini 20, 30 apo 40 cigare në ditë, sa më gjatë të pini duhan, aq më i lartë është rreziku për t’u prekur nga kanceri i mushkërive”.

Prof. Khayat gjithashtu përmendi që sjellja e rrezikshme e njerëzve duhet të ndryshojë për të zvogëluar dëmin. Sipas tij “Nëse i jepni makinës shpejt, jeni në rrezik më të lartë për një aksidenti automobilistik. Kjo është arsyeja pse ne kemi rripa sigurie, jastëkë ajri dhe frena. Ne e dimë që dieta jo e shëndetshme është e dëmshme, ndaj përpiqemi t’i bindim njerëzit të ushqehen më mirë. Por gjithashtu krijuam statinat, ilaçet antirombocite dhe stentet e arterieve koronare. Për mbrojtjen nga dielli kemi kremëra mbrojtës. Për të shmangur kancerin HPV nga marrëdhëniet seksuale, përdorim prezervativë dhe vaksina. Pse nuk e bëjmë këtë për duhanin? Është e qartë, strategjia më efektive e zvogëlimit të dëmit është të bindësh njerëzit të ndalojnë përdorimin e duhanit plotësisht. Kjo është deri tani opsioni më i mirë. ”, tha profesor Khayat.

Lënia e duhanit megjithatë rezulton të jetë e vështirë për shumë njerëz. Por, për ata që nuk mund të lënë, ka mundësi alternative. Inovacionet e fundit si cigaret elektronike dhe pajisjet për të ngrohur duhanin zvogëlojnë dëmin, theksoi Prof. Khayat.