Një ndër personazhet publike që reaguan për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një polic, ka qenë edhe Klea Huta. Ajo përmes një postimi në Instastory është shprehur e tmerruar për këtë veprim të kobshëm dhe ndihet shumë e revoltuar që kjo gjë të ndodhë në shtetin e saj.

 “Vetëm para pak orësh mora lajmin e kobshëm të vrasjes së 25-vjeçarit. Çfarë po të ndodh o vendi im? Si vritet një fëmijë nëne me plumb në zemër në mes të natës nga një polic i shtetit? Siii? As që dua t’ia di për shkakun. ai mund të ishte babai, burri, vëllai, kushëriri im, shok e mik, mund të isha unë por mbi të gjitha është jetë njeriu që ti policia e shtetit tim e vrave e ja preve jetën e ëndrrat në mes. Drejtësia të bëjë detyrën dhe pse jetën nuk ia kthen më mbrapsht atij e lotët e nënës s’i than dot kurrë më. Nuk mund ta besoj që kjo ndodhi në vendin tim. Jam e tmerruar”, ka shkruar Klea. /tvklan.al