Një surprizë e bukur ndodhi sot në “Aldo Morning Show” në Tv Klan gjatë telefonatave. Një nga figurat më të dashura të muzikës, kompozitori Kledi Bahiti, iu bashkua programit së bashku me bashkëshorten e tij Pejanën dhe djalin e tyre. Me shumë humor e të qeshura, por edhe disa të vërteta, çifti ndau mendimin për temën “më mirë beqar apo i martuar?”

Kledi Bahiti:I martuar, beqar pa letra është më mirë.

Aldo: Domethënë ju jeni bashkëjetesë plak?

Pejana Bahiti: Jo, jo ne i bëmë letrat, iku ai muhabet tani. 

Aldo: Do shkoni gjë në Amerikë?

Kledi Bahiti:Po, edhe mund të shkojmë. I bie që mori burrë për letra.

Aldo: Po prandaj pra, iku ai muhabet tani. Në sërën tënde, i dashur Kledi, me një zanat siç e ke ti, me orë pa orë, me net pa net, me ditë  pa ditë, me mëngjese pa mëngjese, më mirë beqar apo i martuar? Ta marr  me skonto përgjigjen se shoh kush është mbështetur pas teje.

Kledi Bahiti:Ideja është që është shumë relative kam përshtypje, por besoj që njeriu gjatë jetës ka disa faza.

Aldo: Pa hë njëherë.

Kledi Bahiti:Nëse i bën këto faza siç duhet dhe çdo gjë vjen në vendin e vet, në kohën e duhur, besoj që duhet shijuar çdo moment, edhe beqaria, edhe  martesa, të gjitha. Për shembull, shumë njerëz në Shqipëri thonë nuk shtyhet jeta vetëm, mund të jetë edhe e vërtetë, mund të jetë edhe gënjeshtër, kush e di?/tvklan.al