Gjatë bisedës  në “Shije Shtëpie”  në Tv Klan, Klinton Zeqiraj tha se mezi po pret të bëjë një dasmë. Gazetari i emisionit “Stop” u shpreh se i pëlqen shumë martesa dhe duket se dasma me Katerinën nuk do të jetë larg. Madje, ai ka menduar gjithçka lidhur me jetën në çift pasi e ka të qartë sesi do të ndahen detyrat dhe si do të bashkëpunojnë.

Ermelinda Ndoja: A ke frikë nga martesa? Ti nuk je i martuar, ti bashkëjeton.

Klinton Zeqiraj: Jo, nuk kam frikë fare nga martesa, unë bashkëjetoj, madje unë e kam shumë qejf martesën dhe mezi po pres të bëj një dasmë të them të drejtën.

Ermelinda Ndoja: Lajme të bukura paskemi.

Klinton Zeqiraj: Jo, unë mendoj që martesa në thelb është një kompromis, në kuptimin e mirë. Dashuria është një ndjenjë, por martesa është një kompromis në vetvete sepse si burri i shërben gruas, ashtu edhe gruaja i shërben burrit, në njëfarë mënyre e kanë një marrëveshje në kuptimin e mirë që do të thotë ka edhe një kompromis në sensin që shiko ti do të gatuash, unë po laj shtëpinë sot.

Ermelinda Ndoja: Ti the je gati për t’u martuar së shpejti. Çfarë kompromisesh je gati për të bërë për martesën? Ti ke vite që e njeh partneren tënde, bashkëjeton… muaj mjalti le të themi gjithë këto vite, po e quaj kështu. E ke menduar, i ke renditur me veten, jam gati për të bërë kompromise me partneren për këto, këto,  për çfarë, ke bërë një listë?

Klinton Zeqiraj: Unë gati jam, nuk mendoj që është listë por mendoj që kompromisi është një marrëveshje që do të thotë në momentin që unë i them Katerinës që ti duhet të merresh më shumë me pjesën e shtëpisë, të jesh më e kujdesshme, më familjare jo se s’është, por që të jetë akoma më shumë. E kemi ne shqiptarët një çikë më të theksuar këtë gjë, por kjo nuk do të thotë që është në kompromis./tvklan.al