Një raport i cili zgjati më shumë se dy orë në Komisionin e Ekonomisë gjatë raportimeve të buxhetit faktik nga kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj dhe ministri i Financave Ahmetaj, fillimisht u la jashtë vëmendejes për shkak të largimit të opozitës.

Jorida Tabaku tha se askush nga të pranishmit nuk mund të flasë për një realitet normal ekonomik në një vend i cili ka të shënuar në raportet ndërkombëtare se 5 miliardë euro në ekonomi vijnë nga trafiku i kanabisit.

Jorida Tabaku:

“Kur diskutojmë një ekonomi të kriminalizuar që siç thonë partnerët ndërkombëtarë ka një pjesë të ekonomisë rreth 5 miliardë euro që është jashtë ekonomisë”.

Por pavarësisht largimit të një pjese të deputetëve, komisioni ka vijuar diskutimin e nivelit të borxhit dhe llogaritjes së detyrimeve të prapambetura që shteti ka ndaj privatëve. KLSH ka gjetur se borxhi në 2016-ën nuk është sipas pritshmërive të qeverisë.

Bujar Leskaj:

“Stoku i borxhit në fund të vitit 2016 rezulton 72.4% e PBB”.

Arben Ahmetaj:

“Pse nuk rrinë këtu të bëjmë debat. Nëse PBB nuk do të ishte rivlerësuar, borxhi publik sot do të ishte gati 66%”.

Më herët demokratët akuzuan qeverinë se nuk ka llogaritur në buxhetin e vitit që shkoi 300 milionë dollarë detyrime të parapambetura ndaj komapnive private, ku 100 prej tyre janë të kompansë së shpërndarjes së energjisë, duke bërë që borxhi real sipas tyre të jetë 73% e PBB dhe jo 71 sa pretendojnë Financat.

Tv Klan