Ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi, në një lidhje direkte me Opinion ka folur në lidhje me koalicionin e ri mes Komisionit të Rithemelimit dhe LSI-së. Ajo është shprehur se LSI është në një koalicion mbarëkombëtar për lirinë dhe votën e lirë. Kërpaçi tha se në këtë moment gjykon që bashkimi është shumë i rëndësishëm dhe se për LSI-në nuk ka rëndësi pushteti personal.

“LSI është në një koalicion mbarëkombëtar për lirinë dhe votën e lirisë. Jemi në këtë aleancë… Marrëveshjen e shiti zoti Basha, se zoti Basha po nuk mund ta vazhdojë misionin që nisi se ai është shtojë e regjimit. Nuk ekzistonte ajo marrëveshje për sa kohë që ai ishte shtojcë e Edi Ramës. Ne jemi në një koalicion mbarëkombëtare për lirinë dhe votën e lirë… Së pari jemi si qytetarë dhe së dyti jemi edhe si parti për të krijuar kështu hapësirën për të gjithë ata kandidatë që kanë marrë votëbesimin nga anëtarësia.

E dëgjova pyetjen tuaj për kandidatët a do të ketë LSI-ja? Në këtë moment gjykoj që bashkimi është shumë i rëndësishëm. Për ne si LSI nuk është i rëndësishëm pushteti personal pra do ketë LSI-ja kandidatë, s’do ketë LSI-ja kandidatë. Është  rëndësishme që të gjithë faktorët të bashkohen dhe të rikthejnë legjitimitetin e munguar”, tha Kërpaçi.

Sa i përket pyetjes nëse LSI-ja ka zhvilluar negociata, Kërpaçi tha se ka qenë Brahimllari dhe Vasili ata që kanë biseduar me Komisionin e Rithemelimit./tvklan.al