Autoritetet italiane kanë arrestuar një shqiptar, 27 vjeç, për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka qenë nën vëzhgimin e policisë. Në kontrollin e parë të ushtruar mbi të, në hyrje të një bari në zonën e Borzolit, ata i sekuestruan 20 gramë kokainë dhe një qese me 0.5 kilogram marijuanë.

Në një kontroll tjetër të bërë në shtëpinë e të arrestuarit, policia bllokoi 2 kg kokainë, 1.3 kg marijuanë dhe 13.640 euro.   

Sipas mediave, 27 vjeçari është me precedentë të mëparshëm penalë pasi është arrestuar në vitin 2012 për shpërndarje të lëndëve narkotike.

/tvklan.al