Kombëtarja do të luajë një miqësore me Turqinë më 13 nëntor në Antalia.

Federata Shqiptare e Futbollit zyrtarizoi testin e parë pas kualifikueseve të Botërorit. Ky takim do të jetë një provë e skuadrën e Kristian Panuçit.

Kjo nuk do të jetë hera e parë që të dy përfaqësueset përballen, pasi janë takuar në ndeshje eliminatore dhe miqësore. Turqia ishte në të njëjtin grup me Kosovën në kualifikueset e Kupës së Botës 2018, duke mos arritur të sigurojë një vend në fazën finale./Tv Klan