Ditën e sotme Komiteti për Çështjet Politike dhe Demokraci i Asamblese Parlamentare te Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakojanis, ku rekomandohet pranimi, pasi Kosova i ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e këtij organizmi ndërkombëtar.
Lidhur me këtë hap pozitiv të Kosovës ka reaguar President i Republikës, Bajram Begaj i cili shprehet se kjo është një arritje e merituar dhe se dëshmon përkushtimin e palëkundur politik të Kosovës ndaj vlerave dhe standarteve evropiane.
Arritje e merituar e Kosovës në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit të plotë në Këshillin e Evropës @coe.
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) March 27, 2024
Kjo dëshmon përkushtimin e palëkundur politik të Kosovës ndaj vlerave dhe standarteve evropiane.
🇦🇱 🤝 🇽🇰
Ndërkohë më parë ka reaguar edhe ministri i Jashtëm, Igli Hasani i cili uroi Kosovën duke theksuar se ky hap i rëndësishëm vjen si rrjedhojë e angazhimit të vazhdueshëm të Kosovës, në vlerat e demokracisë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.
Congratulations to Kosova for being invited from @PACE_Political to become @coe member.
— Igli Hasani (@IgliHasani) March 27, 2024
An important step of the Political Committee of the Assembly of the Council of Europe, thanks to Kosova's continuous commitment to the values of democracy, human rights and the rule of… pic.twitter.com/pLI60j1VCv
Hapi i radhës i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, pritet të jetë një debat plenar që do të mbahet deri më 18 Prill dhe pastaj një votim nga e gjithë Asambleja për statusin përfundimtar.
/tvklan.al