“Google” ka nënshkruar një marrëveshje 1.1 miliard dollarëshe me kompaninë elektronike “HTC,” e cila është e vendosur në Taiwan, për të zgjeruar biznesin e smartphona-ve të këtij të fundit.

Kompania nga Taiwan-i ka patur një rol të rëndësishëm në tregun e telefonave smartphone, por ka hasur vështirësi në konkurrimin përballë gjigantëve të “Apple” dhe “Samsung.”

“Google” pret që marrëveshja të mbyllet në fillim të 2018-s ndërsa aksionet e HTC-së u pezulluan të enjten në Taiwan.

Të dy kompanitë e duan këtë marrëveshje. “HTC” ka nevojë për paratë e “Google” që të vazhdojë përpara, ndërsa “Google” ka nevojë për ekspertizën e HTC-së dhe mundësive të saj për të prodhuar telefona që të mbetet konkurruese përballë zhvillimeve që po pësojnë “Apple” dhe “Samsung.”

/tvklan.al