Konfindustria duket e kënaqur me përfshirjen në programin e qeverisë të nismës për lehtësimin e politikave fiskale dhe konkretisht ulja e tatimeve për dividendin dhe tatim fitimi për kompanitë e teknologjisë në masën 6% dhe ulja e tatimit mbi të ardhurat për disa kategori individësh në nivelin e 18%.

Megjithatë në një njoftim për shtyp, kreu i Konfindustrise vlerëson se këto hapa nuk do të kenë asnjë ndikim të prekshëm pozitiv, nese nuk do të shoqërohen me përmirësim thelbësor të gjithë politikave fiskale të deritashme.

Gjergj Buxhuku argumenton se ulja e tatimit mbi dividendin nga 15% ne 6% pa përjashtim për gjithë kategoritë e biznesit, mund të ketë pasoja negative për ekonominë kombëtare dhe buxhetin e shtetit. Përfitues do të jenë vetëm monopole dhe oligopole të privilegjuar me licenca, koncesione shtetërore, që veprojnë në sektoret e tregjeve të mbyllura dhe mungesë konkurrence dhe që qarkullojnë sasinë kryesore të flukseve financiare në ekonominë vendore .

Në optikën e konfindustriast, politikat fiskale që janë në fuqi aktualisht janë ndër shkaqet kryesore të gjendjes së vështirë ekonomike, fuqisë konkurruese të dobët të tërheqjes së investimeve të huaja dhe të vendit krahësimisht rajonit, rritjes së ulët të PPB, apo rritjes së numrit të shqiptarëve që zgjedhin të largohen nga vendi.

Tv Klan