balla

Sekretari i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha pas mbledhjes së Grupit të Koordinatorëve se, Kongresi i Partisë Socialiste i parashikuar për t’u mbledhur në Janar do të zhvillohet më 19 Mars.

Ky vendim, sipas tij, erdhi pasi disa organizatave socialiste u është dashur të ristrukturohen tërësisht nga fillimi. Në këtë kuadër është parë e nevojshme që kongresi të shtyhet me 4-5 javë.

Balla sqaroi se nuk shkelur asnjë vendim i Asamblesë së Partisë Socialiste pasi në të specifikohej se Kongresi do të mblidhej kur të përmbyllej procesi i zgjedhjeve në degët lokale të partisë.

Tv Klan