Julian Nagelsmann rinovoi me Gjermaninë deri në Botërorin e 2026, por në kontratën e tij ka një klauzolë që ajo anulohet nëse përfaqësuesja nuk e kalon grupin në Euro 2024.

Mediat gjermane zbulojnë këtë kusht dhe kjo ka të bëjë me paraqitjen në turnetë e fundit ku në 3 raste ka dështuar 2 herë. Vendimin për rinovimin e vendosi në diskutim edhe ish-futbollisti gjerman Bastian Schëeinsteiger, i cili e quajti të shpejtuar, duke uruar njëkohësisht që eliminimi mos të ndodhte.

Në 6 ndeshjet në krye të përfaqësueses të gjitha miqësore, Nagelsmann numëron 3 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje. Mbajtja e Nagelsmann kërkohej me ngulm nga drejtuesit e federatës, pasi trajneri ishte një kandidat i fortë për të shkuar te Bayern Munchen.

Gjermania do të nisë Europianin më 14 Qershor me Skocinë, ndërsa në grup ka edhe Zvicrën dhe Hungarinë. Të gjitha ndeshjet e Euro 2024 do t’i ndiqni ekskluzivisht në TV Klan.

Tv Klan