Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 2 vjet burg për gjyqtarin Ibrahim Hoxha, i akuzuar për korrupsion.

Gjithashtu organi i akuzës ka kërkuar edhe 3 vjet heqje të së drejtës për ushtrimin e funksioneve publike.

Hoxhaj akuzohet se mori 6 milionë lekë për të ndryshuar një vendim gjyqësor.

12 dhe 10 muaj burg janë kërkuar përkatësisht për personat e tjerë të përfshirë në këtë aferë, Dritan Jazexhiu dhe Nevruz Gajdja.  Për të birin e tij Ledian Hoxha, prokuroria kërkoi 20 muaj shërbim prove me kusht.

Në 2 maj të këtij viti, djali i gjyqtarit u arrestua në flagrance teksa merrte 600 mijë lekë nga Novruz Gajda. Po atë ditë u vunë në pranga edhe gjyqtari Ibrahim Hoxha si dhe personi që jepte ryshfet Dritan Jazexhiu./tvklan.al