handballKosova e ka nisur me humbje debutimin e saj në handballin ndërkombëtar.

Përfaqësuesja e meshkujve është mundur nga Rumania me rezultatin 36 – 24 në sfidën eliminatore të Euro 2018 të zhvilluar në Bukuresht.

Lojtarët kosovarë nuk kanë mundur të përballojnë vrrullin e rumunëve, të cilët marrin pjesë në aktivitetet ndërkombëtare prej Lojrave Olimpike të vitit 1936.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet të shtunën në Prishtinë. Kosova është pjesë e Grupit C eliminator ku ndodhet edhe Italia.

Në fazën tjetër kualifikohet ekipi që e mbyll në krye të grupit. Shqipëria nuk merr pjesë në këtë aktivitet.

Tv Klan