Kosovë – Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti pretendon se me zgjedhjet e zhvilluara të dielën e 21 Prillit në katër komunat e veriut të Kosovës për shkarkimin e kryetarëve u plotësuan kushtet Brukselit, duke kërkuar publikisht heqjen e masave të BE-së.

“Me përfundimin e këtij procesi, pa marrë parasysh rezultatin, Republika e Kosovës ka përmbushur obligimin e saj ndaj qytetarëve të saj dhe përgjegjësinë e marrë nga dakordimi me Bashkimin Evropian për shtensionimin e situatës në veri të vendit. Prandaj, pas votimit të djeshëm, është koha që masat e padrejta ndaj Kosovës përfundimisht të largohen”, thotë Qeveria e Kosovës.

Njëherësh shpreh keqardhjen për bojkotin e procesit, e sipas saj, serbët u ndikuan nga Beogradi dhe se rezultatet e votimit tregojnë që nuk ka vullnet për t’i shkarkuar kryetarët aktualë.

Por opozita i cilëson eksperimentim të Kurtit zgjedhjet në veri dhe që sollën një kurth të ri të Kosovës dhe probleme me sovranitetin.

“Ne fatkeqësisht kemi thënë se Kosova e ka vendosur veten në një kurth të panevojshëm me një çështje të tillë. Po e shohim edhe më shumë involvimin e presidentit të shtetit fqinj në çështjet tona të brendshme. Dita e djeshme nuk ka zgjedhur asgjë fatkeqësisht, sepse BE i sheh si kryetar jolegjitim ata kryetar”, thotë kryetari i grupit të PDK.

Ne kemi problem atje me legjitimitetin, dëmtojnë sovranitetin”, shprehet kreu i grupit të AAK.

Ndërkohe që opozita ka kërkuar një debat në Parlament me Kryeministrin Kurti për qeverisjen e tij 3-vjeçare dhe për marrëdhëniet e Kosovës në raport me ndërkombëtarët.

Tv Klan