Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa i ka bërë ftesë opozitës që të kthehet në kuvend në mënyrë që të dialogojnë për të gjitha problemet.

Mustafa u shpreh gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, ku gjithashtu ka kërkuar nga opozita që të heqë dorë nga dhuna, diskursi i dhunës si dhe sulmit ndaj objekteve qeveritare dhe policisë.

Thirrja e kreut të shtetit vjen pasi ditën e djeshme Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë  e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, bënë me dije se do të bojkotonin seancën plenare që është vazhdim i seancës së kaluar.

Në këtë mbledhje është thënë se qeveria është e vendosur që të vazhdojë zbatimin e programit të saj të në të gjitha fushat, raporton Klan Kosova./tvklan.al