Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njoftoi se do të zhvillojë ditën e nesërme një mbledhje për të shqyrtuar kërkesën e PS dhe LSI për shtyrjen e afatit të regjistrimit të koalicioneve. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, KQZ njofton se :

KQZ ditën e enjte, më datë 20.04.2017, ora 13:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:

  1. Shqyrtimi i projekt vendimeve,

  2. Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit, për kandidatët për Kryetar, Bashkia Kavajë, për zgjedhjet e pjesshme të datës 7 Maj 2017.

  3. Për ekzekutimin e vendimit të Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit, Tiranë nr. 3, akti dt. 14.04.2017 për tu shprehur me vendim në lidhje me kërkesën e datës 31.01.2017 të Partisë “Lista e Barabartë” me gërma nistore “LIBRA”.

Për shqyrtimin e kërkesës së paraqitur nga Partia Socialiste dhe Partia Lëvizja Socialiste për Integrim

./tvklan.al