Lista e parregullt e dorëzuar nga Partia Demokratike ka shkaktuar debate të shumta mes anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Anëtari Denar Biba ka kërkuar që PD të gjobitet, pasi lista e PD ka mangësi të shumta. “

PD e vetëdijshme ka sjellë 94 kandidatë. PD është një nga ato parti që mund të sjellë jo 140 po 280 kandidatë. Me vetëdije ka sjellë 94 kandidatë. Për çfarë arsye këtij i institucioni Në këtë pikë ne nuk na mbetet gjë tjetër vetëm që ta gjobisim, nuk ka respektuar në 9 qarqe numrin e plotë të listës partiake

”.

Kryetari i KQZ, Klement Zguri tha se, listat janë të parregullta, por KQZ ka të drejtë të verifikojë listat dhe nëse ka parregullsi apo mospërputhje ja rikthen subjekteve zgjedhore.

Pas debateve KQZ ka vendosur të shtyjë afatin me 24 orë në mënyrë që Partia Demokratikë të dorëzojë listën e plotë më kandidatët për zgjedhjet e 25 qershorit.

Kjo për shkak se nuk ishte respektuar përqindja e përfaqësimit të grave, nuk ishte plotësuar numrin i plotë i kandidatëve në shumë qarqe dhe nuk ishin dorëzuar formularët e dekriminalizimit.

Propozimi për shtyrjen u bë nga anëtari i KQZ-së Gezim Veleshnja që PD të plotësojë dokumentacionin e nevojshem ligjor. /tvklan.al