Në zbatim të Aktit Normativ për ndryshimin e buxhetit të vitit 2024, ku u parashikua alokimi i një fondi prej 4 miliardë lekësh si garanci shtetërore për sektorin e industrisë përpunuese, qeveria miratoi në mbledhjen e sotme detajet e saj.

Instrumenti i garancisë shtetërore u mundëson bizneseve të industrisë përpunuese mbështetje financiare përmes kreditimit me kushte lehtësuese.

Sipas vendimit të sotëm të qeverisë, vlera e garancisë prej 4 miliardë lekë mbulon deri në masën 70% marrjen e kredive nga sistemi bankar, me një marzh jo më shumë se 1.5% mbi normën bazë, me afat shlyerje deri në 7 vite për kreditë për investim dhe deri në 3 vite për kreditë për blerje të lëndës së parë.

Tv Klan