Në këtë vend, 43 – vjeçari Afrim Kallari vrau me armë vëllain dhe plagosi nënën e tij. Mes tyre mësohet se kishte patur një debat për një konflikt pronësie, të nisur që prej mesditës.

Në rrethana ende të paqarta, autori me detyrë punonjës i Shërbimit Zjarrëfikës në kryeqytet, hapi zjarr ndaj vëllait të tij 36 – vjeçar, Elmir Kallari, duke e lënë të vdekur në vend. Nga të shtënat mbeti e plagosur edhe nëna e tyre, që mësohet se ka marrë plagë të lehta.

https://www.youtube.com//embed/k5jPC9uKVUU

“Rreth orës 16 e 25 minuta, Afrim Kallari, 43 – vjeç ka ekzekutuar me armë gjahu vëllain e tij, Elmir Kallarin, 36 – vjeç.”

Ngjarja e rëndë ndodhi në brendësi të godinave të Ekonomisë Didaktike të Universitetit Bujqësor të Kamzës, ku 36 – vjeçari Elmir Kallari punonte si roje.

Pas krimit, Afrim Kallari është vetëdorëzuar në Komisariatin numër 5, ku dhe ka pranuar krimin. Dy vëllezërit prej disa kohësh kishin konflikte për çështje pronësie dhe një aktiviteti, që vëllai i autorit donte të ngrinte në tokat mbrapa shtëpisë.

Policia ka bërë kontrollin e banesës së familjes Kallari, që ndodhej rreth 1 kilometër larg vendit të ngjarjes.

Në pyetje janë marrë dëshmitarë në vendgjarje, si dhe familjarë të dy vëllezërve.

Tv Klan