Një sasi prej 23 kilogramësh Kanabis Sativa u sekuestrua në Portin e Durrësit, e cila do të trafikohej në Itali.

Droga u gjet në pjesën e  traversës gjatësore, poshtë një automjeti. Lënda narkotike ishte e vendosur ne tuba llamarine ne forme te rrumbullaket. Policia arrestoi drejtuesin e mjetit, Arben Dobrozi, 41-vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Mbi të rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të lëndeve narkotike e mbetur në tentativë./Tv Klan

***

Njoftimi i Policisë

Më datë 13.05.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në Vijën e Dytë në PKK Durrës, nga Shërbimet e Policisë Kufitare, në automjetin tip Benz me targa AA 630 PY , në pjesën e traversës gjatësore, poshtë automjetit, në krahun e majtë dhe të djathtë, ishin vendosur tuba llamarine në formë të rrumbullakët, më brendësi të së cilave u konstatuan disa pako me lëndë narkotike, të mbështjella me natriban.

Menjëherë u njoftuan Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Në përfundim të veprimeve hetimore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

• 23 pako me peshë rreth 23.2 kg me lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

U arrestua në flagrancë shtetasi:

Arben Dobrozi 41 vjeç, banues në Bilaj, Fushë-Krujë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Trafikimi I lëndëve narkotike” e mbetur në tentative parashikuar në nenin 283/a, 22 të Kodit Penal.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”215″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]