Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t’u përgjigjet drejtpërdrejtë pyetjeve të qytetarëve në një konferencë “live” në rrjetin social “Facebook”. Vetëm pak orë para nisjes së seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, kryeministri Rama thekson se reforma në drejtësi do të ecë përpara me apo pa konsensusin e Partisë Demokratike. Ligjet e Reformës në Drejtësi do të kalojnë me 84 ose më shumë vota.

“Sot pasdite do të ketë një seancë në Kuvend për ligjin e Vettingu -t që i hap rrugë zbatimit të Reformës në Drejtësi, i hap rrugën spastrimt të sistemit nga gjykatësit dhe nga prokurorët e korruptuar.  Shprsoj që PD të reflektojë, por me apo pa konsnsusin e PD ne do shkojmë në Reformën në Drejtësi.”- deklaron Rama.

Më tej kryeministri ka theksuar se Reforma në Drejtësi do të kërkojë vite deri në zbatim të plotë. “E drejta e tyre të shkojë tek ai që paguan më shumë dhe në këtë aspekt unë kam besim që njerëzit të ndjejnë lehtësimin e barrës së madhe të padrejtësisë. Reforma do kërkojë vite, nuk është që e bën sot dhe nuk ekziston në asnjë sector, aty ku dua të ndalem. Korruspioni në përgjithësi, Shqipëria nuk është e shëruar dhe patjetër që kjo është  një betejë që qëndron dhe unë i qendroj betejës  si lufta reale për modernizimin e sistemit. Nëse i referohemi këtij parimi, duhet të ndihemi mirë të gjithë sëbashku.”

Një tjetër pyetje nga qytetarët ka patur lidhje me nivelin e pagave dhe pensionet.

“Pagat dhe pensionet është shqëtësimi im i parë dhe i gjithhershëm çdo ditë, është shqëtësimi ynë i përbashkët për të shkuar drejt krijimit të kushteve që të rrisim rrogat dhe pensionet. Por të mos harrojmë nga e nisëm. Administrojmë një shtëpi të përbashkët, të gjithë mund të vihen në kushtet për të gjykuar mundësitë që ka kjo shtëpi e përbashkët. Me heqjen e taksës së sheshtë dhe vendosjen e taksimit të ndershëm, ne kemi shtuar paratë e marra nga rroga ne xhepin e qytetarëve me 7 %. Është një rritje reale. Është fakt se njerëzit të cilët me shumicë dërrmuese e kanë mbështetur procesin e reformave. Meritojnë edhe ata drejtpërdrejtë në çdo nivel të ndjejnë rezultate dhe ne jemi çdo ditë të shqetësuar për këtë dhe po punojmë intensivisht që koha e rritjes së rrogave dhe pensioneve të jetë jo e largët. Kemi një ekonomi që po rimëkëmbet e po rritet . Jam i vetëdijshëm që  kjo rritje nuk ndjehet në çdo tavolinë kur ulemi për të ngrënë, por duhet të jemi të vetëdijshmë që nuk ka mrekullira që bëhen sa hap e mbyll sytë”.

Përsa i përket punësimit kryeministri Rama tha se sektori privat në Shqipëri ofron punë, pavarësisht se të gjithë synojnë të punësohen në shtet.

“Vazhdoj të këmbëngul që është me fort rëndësi që ne të fokusohemi dhe të vazhdojmë të bëjmë çdo përpjekje për të rritur kualifikimin e krahut të punës. Në sektorin privat është fakt që ka kërkesa për punë nga më të ndryshmet dhe ky bëhet fjalë për rroga të të gjitha niveleve. Nuk është vetëm shteti zgjidhja për ata që kërkojnë punë”.

Në lidhje me raportin e tij me partinë në koalicon kryeministri Rama u shpreh se në gjykimin e së përditshmes mund të ketë shumë gjëra për të rrudhur buzët, por në atë strategjik meriton njohjen e meritës së madhe.

“Kam dëgjuar shpesh me LSI apo pa LSI. Unë e di shumë mirë se koalicioni ka shumë mbështetës, ka shumë skeptikë dhe jo pak kundërshtarë. Duhet parë në shumë nivele, në nivelin e përditshmërisë dhe funksionimin në mbarë territorin dhe këtu flas jo në marrëdhënie ndërpartiake, por në marrëdhënie të administratës dhe përfaqësuesve të koalicionit. Nëse në aspektin e parë ka shumë gjëra për të korigjuar dhe jo pak gjëra për të kërkuar ndjesë sidomos në nivelin sesi ndërtohen marrëdhëniet me qytetarët, ku në nivelin strategjik po i bën një shërbim shumë të madh këtij vendi. Ka reforma që duhet të ishin bërë këtu e 20 vite kusur të shkuara. Ky koalicion në gjykimin e së përditshmes mund të ketë shumë gjëra për të rrudhur buzët, por në gjykim strategjik meriton njohjen e meritës së madhe se është baza e sigurt e reformave të mëdha që transformojë Shqipërinë”.

Përsa i përket Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet,kryeministri Rama tha se njerëzit e kërkojnë dhe e meritojnë një përgjigje.  Ai theksoi se së shpejti do diskutohet për projektin e 4vjeçarit të ardhshëm, ku do vendosim edhe sesi do të paraqitemi përpara shqiptarëve për mandatin që vjen./tvklan.al