Argjentina ka arritur që të fitojë kundër Bolivisë me rezultatin 2 me 1, mbrëmjen e djeshme. Ndeshja e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2022 është shoqëruar me tension edhe pas përfundimit të saj.

Në një video të publikuar në mediat e huaja shihet Lionel Messi, i cili përplaset me kundërshtarët dhe i ofendon ata.

Ku e ke hallin bir ku***?! Ke gjithë ndeshjen që më bërtet, pse krijon telashe?”, mësohet të ketë thënë Messi, duke iu drejtuar sulmuesit kundërshtar Lukas Navas.

Përplasja verbale ka zgjatur disa sekonda dhe vetëm pas ndërhyrjes së lojtarëve të tjerë është qetësuar situata./tvklan.al