Kukësi dhe Teuta do të luajnë sot takimet para të Europa League. Një short më i lehtë për fituesit e Kupës së Shqipërisë të drejtuar nga Hasan Lika, që do të luajnë me malazezët e Rudar në orën 19:00 më Elbasan Arena.

Hasan Lika trajner i Kukësit:  Normalisht në të tilla të ndeshje mendohet që kualifikimi do të zgjidhet në 180 minuta, por ne do të përpiqemi ta bëjmë më të lehtë.

Kukësi nuk do të ketë mbështetjen e tifozëve pasi është i dënuar nga UEFA për shkak të trazirave të ndodhura sezonin e kaluar në sfidën me Legia Varshavën.

Trajneri Dragan Radojiçiç i druhet përvojës së lojtarëve të Kukësit, por shpreson në një rezultat pozitiv. Rudar nuk ka kaluar më shumë se një tur në kupat e Europës.

Teuta do të luajë në “Niko Dovana” me Kairat të Kazanistanit. Kundërshtari ka në përbërjë lojtarë të njohur si ukrainasin Anatoliy Tymoshchuk apo rusin Andrey Arshavin. Juljan Ahmataj i cili drejton një ekip me shumë të rinj shpreson te një paraqitje e mirë.

Julian Ahmataj, trajner i Teutës: Mendojmë që të bëjmë ndeshjen tonë, të japim maksikumin që të marrim rezultat pozitiv në shtëpi.

Trajneri i kazakëve Kakhaber Tskhadadze e quajti Teutën një skuadër simpatike dhe futbollin të papritur, por pa harrur të thotë se janë në Durrës për të fituar. Takimi Teuta – Kairat do të nisë në orën 20:00. /TV KLAN