droga

Kishin përshtatur një magazinë ku kultivonin kanabis. Më pas e përpunonin dhe e tregëtonin në tregun italian. Dy shqiptarët Ladi Ndoja, 36 – vjeç dhe Lorenc Dona, 31- vjeç kishin krijuar dyshime nga lëvizjet e tyre të shpeshta me automjete ku ndodheshin edhe persona të tjerë.

Policia ishte vënë në gjurmët e tyre dhe pasi I ndoqi i arrestoi në banesën e njërit prej trafikantëve në Venecia.

Policia gjeti në garazhin e Ladi Ndojës dy çanta me 24 kg marijuanë dhe 28 kg të tjera në apartamentin e tij. Gjithashtu u gjetën dhe 24 karta identiteti të vjedhura në vitin 2012 të pa plotësuara.

Më pas agjentët e antidrogës  zbuluan vendin ku dy shqiptarët kultivonin kanabis në kushte artificiale, një zonë industriale në afërsi të Venecias. Policia italiane dyshon se grupi kishte plantacione të ngjashme edhe në zona të tjera ku ata operonin.

Ndërsa në apartamentin e Lorenc Donës u gjetën pajisjese speciale për kultivimin dhe prodhimin e marijuanës. Për dy shqiptarët u dha masa e paraburgimit deri në daljen e para gjykatës.

Tv Klan