190 dollarë është shuma me të cilën është gjobitur një burrë, pasi e la gjarpërin e tij të lëvizte lirshëm nëpër park.

Jerry Kimball mendoi se bëhej fjalë për një shaka kur iu dorëzua gjoba nga kontrolli kafshëve javën e shkuar në Dakotën e Jugut.

“Më kërkuan që t’i vija gjarpërit tim një rrip në qafë”

, tha ai për mediat lokale.

Sipas autoriteteve, të gjitha kafshët shtëpiake duhet të mbahen nën kontroll kur dalin në ambiente publike dhe kjo mesa duket përfshin edhe zvarranikët.

Por për të zotin e tij kjo është e padrejtë. Madje ai shprehet se qëllimi që ka është t’i tregojë të tjerëve se gjarpërinjtë nuk janë vrasës, por thjesht krijesa të keqkuptuara./tvklan.al