Sot emisioni “Rudina” në Tv Klan ka nisur me shumë pozitivitet dhe lajme të bukura nga e ftuara Manjola Nallbani. Këngëtarja e dashur vjen me një këngë të re “ Vuj moj zemër”. Ajo ndau me ne disa detaje interesante për prapaskenat e xhirimeve të cilat do të mbeten të paharrueshme për të.

Rudina Magjistari: Nga backstage më trego diçka cili ka qenë moment më interesant?

Manjola Nallbani: Kam 2 vjet që s’i jap makinës. Kam hequr dorë. E para njëherë sistematikisht im shoq para se të blija makinën dhe pasi e bleva makinën më thoshte nga këto variantet se nuk donte që unë t’i jepja makinës. Edhe thoshte “do na bësh ndonjë hata do shtypësh ndonjë njeri”. Edhe unë duke bërë shaka i thoja “por në qoftë se ndodh që prek ndonjërin kështu me një të gërvishtur hajde se do na shpëtojë burri” dhe Sokoli bënte shaka. “Do të të shpëtojë burri në qoftë se ka ndonjë të gërvishtur”. Çdo sekondë që i jepja makinës më shkonte ndërmend dhe thoja o njëra o tjetra do ndodhë.  Kisha harruar t’i jepja makinës dhe kjo është një makinë e vjetër. Ne kishim anash në të dy krahët lumë. 

Rudina Magjistari: Me marshe manualë. Kështu që duhej t’i riktheheshe teknikës së vjetër.

Manjola Nallbani: Dhe unë thoja tani unë, më mbani o majtas o djathtas unë ia futa urës. Por jo shpëtuam 5 minuta m’u deshën të riktheja reflekset. Edhe pastaj një situatë e tmerrshme ishte se do xhironim në darkë në një vend që dukej shumë i bukur, por ndërkohë kishte rënë errësira. Edhe të na shikoje në ajo ishte një si kodër, shumë rrëpirë edhe ishte vetëm me gjembaçë. Në të njëjtën kohë që unë kisha frikë, tmerrohesha se mos na dilnin gjarpërinj edhe më shumë kisha merakun se kisha gocën me vete. Edhe thoja jo mua, por vetëm aman vetëm gocën jo. Edhe ishim kapur mbas dore të gjithë. I rrëshqiti njërit këmba, i rrëshqiti tjetrit këmba, por në fund hajde shkuam atje. Edhe kur u kthyem tani errësirë, e vdekur që gjarpri dmth.. Kur tha Bledi: “Unë kam mbaruar në mos gaboj, veterinari, nuk del gjarpri natën, se tani fle”. I thashë: “Me thënë të drejtën nuk ia di regjimin as ditës as natës gjarprit, por rrofsh që më the”./tvklan.al