Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një dalje publike mori sot përsipër përgjegjësitë për humbjen në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Megjithatë, ai tha se nuk do të jepte dorëheqjen nga posti që mban, por do të ngrinte funksionet e tij organizative dhe ia kaloi kompetencat nënkryetarëve dhe sekretarit të përgjithshëm të Partisë Demokratike.

Këta të fundit do të kenë tashmë fuqinë e plotë vendimmarrëse për të organizuar garën për kryetarin e Partisë Demokratike, sipas parimit një anëtar një votë.

Kështu, që nga ky moment, pasi vendimi i Bashës ishte me efekt të menjëhershëm, drejtimi i Partisë Demokratike i kalon Nënkryetarëve të saj, Edi Paloka dhe Edmond Spaho, si dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Arben Ristani./tvklan.al