Ish-ministri disa vite më parë e ka anatemuar publikisht Pëllumbin për një vendim

Trupa gjykuese e komanduar nga KLGJ për të shpallur vendimin për ish-ministrin Saimir Tahiri ishte e kryesuar nga  Engert Pëllumbi dhe anëtare Igerta Hysi dhe Florian Kalaja.

Togat e zeza e gjetën fajtor Tahirin dhe e dënuan me 3 vite e 4 muaj burg dhe për 3 vite të tjera të mos ushtroje asnjë funksion publik për veprën penale “Shpërdorim Detyre”.  Por kush është Engert Pëllumbi që çoi pas hekurave ish-ministrin e Brendshëm? 

Gjyqtari i Apelit të Vlorës e ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011. Fillimisht ai u emërua në Gjykatën e Fierit më pas nga vitit 2017 deri në Nëntorin 2020-ës, Pëllumbi ushtroi rolin e Këshilltarit Ligjor në Gjykatën e Lartë.

Pas kësaj periudhe ai u emërua në Gjykatën e Apelit të Vlorës, ku vazhdon që ta ushtrojë ende detyrën. Gjyqtari Engert Pëllumbi u përball me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në Tetor të 2021 dhe e kaloi me sukses. Pëllumbi rezultoi i pastër në të treja kriteret e rivlerësimit. Në bazë të hetimit administrativ nuk u konstatuan asnjë shkelje.

KPK votoi unanimisht pro konfirmimit të tij në detyrë. Engert Pëllumbi është anatemuar për herë të parë publikisht në vitin 2011, kur ai gjobiti për shpifje nënkryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Ermonela Felajn për shpifje.

Gjithashtu një tjetër detaj interesant është fakti që Tahiri dhe gjyqtari Pëllumbi kanë pasur një përplasje dikur. Saimir Tahiri ka dalë kundër një vendimi të dhënë nga gjyqtari për masën e sigurisë e një të dyshuari për vrasje.

Engert Pëllumbi do të mbahet mend gjatë, si gjyqtari që dërgoi në qeli funksionin e parë të lartë shtetëror. 

Klan News